Meta: Dekoroj të gjithë figurat që kanë lënë gjurmë në histori

exit.al 19 Tetor 2020, 16:55

Presidenti Ilir Meta deklaroi se ai ka dekoruar të gjithë figurat që kanë lënë një gjurmë në historinë e vendit. Në një status në Facebook, Meta iu përgjigj akuzave të analistit Agron Gjekmarkaj se Meta dekoron vetëm figurat e majta. Ai shprehet se është kujdesur të jetë gjithmonë mbi dallimet politike dhe ngjyrimet individuale të çdo atdhetari dhe të vlerësojë kontributin e tyre ndaj Kombit dhe popullit. Meta shkruan se:

"Vlerësimet e Presidentit të Republikës, do të udhëhiqen vetëm nga qëllimi për të forcuar ndjenjat kombëtare, atdhedashurinë dhe edukimin patriotik të gjeneratave të reja."

Shpërndaje te miqtë