Përditësim 19 tetor: 295 raste të reja dhe 3 viktima nga Covid-19

exit.al 19 Tetor 2020, 16:14

295 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 17,350.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 pacientë: një 47 vjeçar nga Tirana, një 53 vjeçare dhe një 64 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Janë shëruar 96 qytetarë, duke e çuar në 10167 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 74 të prekur në Tiranë, 39 të prekur në Durrës, 30 raste në Shkodër, 22 raste në Lushnje, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Fier dhe Pogradec,

10 raste në Krujë dhe Berat, 9 raste në Elbasan dhe Lezhë, 7 raste në Gjirokastër, 6 raste në Kurbin, 5 raste në Divjakë, 4 raste në Kukës, Tropojë, Prrenjas, Skrapar, 3 raste në Sarandë, Gramsh, Kuçovë, 2 raste në Has dhe Shijak, 1 rast në Fushë- Arrëz, Devollë, Kavajë, Mirditë,Rrogozhinë, Mallakastër, Librazhd, Mat, Përmet, Roskovec, Klos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (19 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 295

Të shëruar ne 24 orë 96

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 1413

Testime totale 108.782

Raste pozitive 17350

Raste të shëruara 10167

Raste Aktive 6729

Humbje jete 454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3307

Durrës 693

Shkodër 477

Fier 419

Korçë 404

Lezhë 350

Elbasan 293

Vlorë 243

Berat 202

Kukës 172

Dibër 86

Gjirokastër 83

Shpërndaje te miqtë