Meta apel Këshillit Politik: Miratoni reformën para 8 qershorit

exit.al 3 Qershor 2020, 11:49

Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar shumicës dhe opozitës që të përfundojnë sa më parë Reformën Zgjedhore. Duke i kujtuar atyre se 8 qershori, data kur do të zhvillohet konferenca e parë ndërqeveritare e Bashkimit Europian është afër, Meta shkruan:

“Mesazhi i djeshëm i Bashkimit Europian është i qartë, zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për reformën zgjedhore. 8 qershori po afron! Komisioni Europian mezi po pret të shënojë një lajm pozitiv për Shqipërinë!”

Miratimi i Reformës Zgjedhore sipas kërkesave të OSBE/ODIHR-it është një prej kushteve kryesore që BE i ka vënë Shqipërisë për nisjen e negociatave të anëtarësimit.