Merr flakë autobuzi i Paskuqanit, shpëtojnë 13 pasagjerët

exit.al 6 Gusht 2020, 14:55

Një autobuz i transportit publik ka marrë flakë mesditën e së enjtes, në Paskuqan. Brenda tij kanë qenë 13 pasagjerë dhe shoferi, të cilët kanë shpëtuar pa marrë lëndime.

Shoferi ka para tymin që dilte nga autobuzi në pjesën e pasme të tij dhe ka urdhëruar pasagjerët që të dilnin.

Dyshohet se shkak për zjarrin janë problemet teknike të motorrit të autobuzit.

Siç shihet dhe në foto, autobuzi është djegur plotësisht.

Shpërndaje te miqtë