“Qeveria Rama refuzoi t'i marrë në konsideratë propozimet tona duke i lënë shqiptarët dhe ekonominë e tyre në mëshirën e fatit”, tha si në një postim në Facebook, të enjten.
Basha gjithashtu akuzoi qeverinë se deri më tani ka lëvruar vetëm 32% të fondit total të dy paketave të premtuara nga qeveria:“Rama nuk arriti as në 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto duke u renditur e fundit në rajon. Faktet sot tregojnë se është lëvruar vetëm 32% e fondit total të dy paketave të premtuara nga qeveria”.
Basha, gjithashtu tha se kur të vijë ai në pushtet do të rrisë punësimin, do të ulë taksat dhe do të krijojë kushte ekonomike për thithjen e investimve të huaja. Mbi të gjitha, Basha theksoi se do çlirojë ekonominë nga oligarkia. Shpërndaje te miqtë
