- shërbimi taksi (me vetëm një pasagjer brenda),
- dyqanet e tregtisë me pakicë të veshjve, këpucëve, bizhuterive, luleve, mobiljeve, pajisjeve elektroshtëpiake, elektronike, etj.
Sipas kryeministrit, hapja e pjesës së dytë të biznesve më 27 prill do t’i japë mundësinë rreth 28 mijë punonjësve të regjistruar të rikthehen në punë. Prej të hënës, 20 prill, një pjesë e biznesve të mbyllura për shkak të pandemisë së Covid-19, mund të hapen dhe të vijojnë punën. Ata duhet të pajisen me leje në portalin e-albania (ndiqni hapat e shpjeguar këtu) dhe të respektojnë masat sanitare dhe distancat fizike. Ndërsa një listë të biznesve ku ka rrezik të lartë të infektimit dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë mbyllur mund ta lexoni këtu.
