— Të gjithë nënshtetasit shqiptarë që kanë të ardhura të padeklaruara.
— Të gjitha kompanitë shqiptare që kanë të ardhura të padeklaruara
— Të gjithë emigrantët shqiptarë që i kanë krijuar kursimet në emigrim.
Qeveria garanton se përfituesit nuk do të ndiqen penalisht për mosdeklarimin më parë të të ardhurave dhe mos pagimin e tatimeve. Nga amnistia përjashtohen të gjthë ata që janë dënuar për aktivitete të caktuara kriminale, politikanët, zyrtarët e lartë, efektivët e policisë së shtetit dhe magjistratët, si dhe familjet e tyre. Amnistia parashikohet të zgjasë një vit dhe të ketë tre faza 4-mujorëshe:— Në fazën e parë, detyrimi ndaj shtetit për të depozituar paratë do të jetë 5 për qind e shumës;
— Në fazën e dytë do të jetë 7 për qind;
— Në fazën e tretë, do të jetë 10 për qind.
