Mbyllet lokali në Krujë, organizonte dasma dhe pasi u gjobit

exit.al 18 Gusht 2020, 09:30

Policia ka mbyllur një lokal në Krujë, i cili megjithëse ishte gjobitur një herë për organizim dasmash, vazhdonte të organizonte të tjera.

Ndërsa në Durrës, një lokal është gjobitur me rreth 9 mijë euro për organizim të ceremonive, në shkelje të aktit normative.

Për të parandaluar përhapjen e Covid-19, qeveria, përmes një akti normativ, ka ndaluar grumbullimin e qytetarëve në ambiente të mbyllura. Të gjithë ata që shkelin aktin gjobiten dhe rrezikojnë pezullim të aktivitetit për një vit.

Shpërndaje te miqtë