Vritet në Shkodër futbollisti Gledis Kraja

exit.al 17 Gusht 2020, 22:00

Futbollisti Gledis Kraja, 23 vjeç, është vrarë mbrëmjen e së hënës në Shkodër.

Ai është qëlluar me automatik në shpatull dhe menjëherë është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Kraja u qëllua me 14 plumba.

Policia është vënë në ndjekje të autorit dhe po heton shkaqet e ngjarjes.

Shpërndaje te miqtë