Shpallen në kërkim dy vëllezër për vrasjen e futbollistit Gledis Kraja

exit.al 18 Gusht 2020, 08:51

Policia dyshon se Sebastian Smakaj, 29 vjeç, dhe vëllai i tij janë autorët e vrasjes së futbollistit Gledis Kraja, mbrëmjen e së hënës.

Ata janë shpallur në kërkim nga policia.

Sebastian Smakaj është kampioni i Taekwondo-s në Shkodër.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes.

Mbrëmjen e së hënës, Gledis Kraja, 23 vjeç, u qëllua me 14 plumba automatiku, teksa po i jepte makinës. Ai u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetojë.

Autorët janë larguar nga vendngjarja me një makinë të cilën policia ka mundur ta identifikojë.

Shpërndaje te miqtë