Mbyllet kopshti në Vlorë, 4 punonjës të infektuar, 15 të karantinuar

exit.al 20 Tetor 2020, 13:06

Një kopësht fëmijësh është mbyllur në Vlorë, pasi dy edukatore dhe dy sanitare rezultuan të infektuara nga Covid-19.

Kopshti është mbyllur përkohësisht deri sa i gjithë stafi të marrë përgjigjet e testimeve. Aktualisht pjesa tjetër e stafit, rreth 15 persona janë vetëkarantinuar dhe po mbahen në vëzhgim për shfaqjen e simptomave.

Shpërndaje te miqtë