Arrest me burg për vrasësin e sipërmarrësit Goro në Himarë

exit.al 20 Tetor 2020, 12:28

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Kliti Lekën, i akuzuar për vrasjen e sipërmarrësit Nikollaq Goro, në Himarë, në 17 tetor.

Gjykata pranoi akuzat e prokurorisë ndaj Lekës për ‘vrasje në rrëthana cilësuese’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.

Gjatë seancës, Leka pranoi se e vrau Goron pasi ai nuk kishte pranuar t’i jepjte tre apartamentet në pallatet e ndërtuar nga tokën e Lekës, siç kishin rënë dakord në kontratë. Leka dhe avokati i tij dorëzuan dhe kontratat e marrëveshjet noteriale mes tij dhe viktimës.

Shpërndaje te miqtë