Mbretëria e Bashkuar në recesion për herë të parë pas 11 vitesh

exit.al 12 Gusht 2020, 08:40

Mbretëria e Bashkuar po përballet për herë të parë pas 11 vjetësh me recesion, pra rritje ekonomike negative për dy periudha 3-mujore të njëpasnjëshme. Shkaku kryesor për recesionin në MB është pandemia e koronavirusit. Ekonomia britanike pësoi rënien e saj më të madhe në mes të prillit dhe qershorit pasi masat e bllokimit të koronavirusit ishin më të ashpra. Në këtë periudhë ekonomia u tkurr 20.4% krahasuar me tre muajt e parë të vitit. Sektori më goditur ishte padyshim turizmi. Jonathan Athow, statisticien për të dhënat ekonomike, tha se:

"Ekonomia filloi të rritet përsëri në qershor me rihapjen e dyqaneve, fabrikat filluan të rritnin prodhimin dhe ndërtimi nisi punën.

Përkundër kësaj, prodhimi i brendshëm bruto (PBB) në qershor mbetet ende 15 përqind nën nivelin e tij në shkurt, para se të goditej virusi."

Të dhënat zyrtare tregojnë se kjo është tkurrja më e madhe që është raportuar nga ndonjë ekonomi tjetër e madhe. Shpërndaje te miqtë