Joe Biden shkruan historinë, zgjedh të parën grua me ngjyrë kandidate për zv presidente

exit.al 11 Gusht 2020, 22:20

Kandidati për president në SHBA, Joe Biden ka emëruar Senatoren Kamala Harris për zëvendësen e tij, e para grua me ngjyrë që kandidon për zëvendës presidente në Amerikë.

Senatorja e Kalifornisë me origjinë indiano—xhamajkane ishte konsideruar favorite për këtë post.

Ish prokurorja e përgjithshme e Kalifornisë ka nxitur reformimin në forcat e policisë pas protestave kundër racizmit.

Joe Biden do të përballet me Presidentin Donald Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Zëvendës presidenti aktual Mike Pence mbetet kandidati republikan për postin edhe për zgjedhjet e rradhës.

Shpërndaje te miqtë