57 vjet burg për gjashtë arsimtarët turq të ekstraduar nga Kosova

exit.al 11 Gusht 2020, 21:08

Gjashtë shtetas turq të ekstraduar nga Kosova drejt Turqisë dënohen me 57 vjet burg në total. Pesë prej tyre ishin punonjës në shkollën “Mehmet Akif” në Kosovë, ndërsa i gjashti është mjek.

Shtetasit turq u arrestuan dhe ekstraduan drejt Turqisë në mars të 2018-ës. Ankaraja dyshon se ata janë anëtarë të një organizate të udhëheqësit fetar turk Fetullah Gulen.

Pjesa më e madhe e të arrestuarve u dënuan me 8 vjet burg, ndërsa drejtori i përgjithshëm i institucionit “Gulistan” në Kosovë u dënua me 15 vjet heqje lirie.

Parlamenti i Kosovës në hetimin e tij gjeti shumë shkelje gjatë procedurave të ndjekura në arrestimin dhe dëbimin nga Kosova të qytetarëve turq.

Shpërndaje te miqtë