Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Metës mblidhet sot në orën 12:00. Sot është afati i fundit i paraqitjes së Metës në seancën dëgjimore. Meta ende nuk ka njoftuar nëse do të marrë pjesë në Komisionin Hetimor.
Meta në një letër dërguar Kuvendit në 18 maj I kërkoi të anulloj Komisionin dhe hetimin ndaj tij. Ai e quajti Komisionin të paligjshëm.
Meta u shpreh se nuk do të njohë asnjë nga vendimet e Komisionit dhe do të vazhdojë punën e tij.
Anëtarët e Komisionit Hetimor janë Alket Hyseni, Myslym Murrizi, Klotilda Bushka, Vasilika Hysi, Elena Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka, Arlind Çarçani, Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia dhe Eugen Bojaxhi.
Shpërndaje te miqtë
