Mbi 25 milion raste me Covid-19 në Indi

exit.al 18 Maj 2021, 18:55

Të martën India regjistroi mbi 25 milion të prekur nga Covid-19 në të gjthë vendin, sipas minsitrisë së Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit vetëm u identifikuan 263 533 raste të reja, me 4 329 viktima të reja, që e çuan numrin e përgjithshëm të të vdekurve qysh nga fillimi i pandemisë në 278 719.

Përveç krizës së rëndë për shkak të virusit, Reuters raporton se shtetet Gujarat dhe Maharashtra të Indisë u përshkuan edhe nga një ciklon i fuqishëm, i cili shkaktoi 19 viktima dhe evakuoi rreth 200 mijë të tjerë.

Cikloni preku aftësinë e shteteve për të luftuar infeksionin, pasi ndërpreu procesin e vaksinimeve dhe shkaktoi probleme me furnizimin me energji të spitaleve, që kanë nevojë  për gjeneratorë për funksionimin e pajisjeve mjekësore.

Megjithëse numëratzyrtar tregojnë rënie në numrin e infektimeve të reja, ekziston frika se varianti i ri indivian i koronavirusit, që është tepër infektiv, qarkullon i lirë në vend.