Përditësimi, 18 maj: 1 viktimë dhe 39 raste të reja nga Covid-19 në vend

exit.al 18 Maj 2021, 16:40

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të dielën se, në 24 orët e fundit, 1 qytetare 72 vjeç nga Fieri humbi jetën nga Covid-19.

Njëkohësisht, nga 3 169  testime të kryera, 39 qytetarë rezultuan pozitivë me virusin.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 në Gjirokastër, 4 raste në Shkodër, nga 3 raste në Tiranë, Devoll, Berat, Vau i Dejës, nga 2 raste në Durrës, Fier, Pogradec, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tropojë, Kamëz, Gramsh, Skrapar, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 986 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 126,405 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 71 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Statistika (18 Maj 2021)

Raste të reja ditore 39

Të shëruar në 24 orë 986

Të shtruar në spitale 71

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 3,169

Testime totale 682,565

Raste pozitive 132,071

Raste të shëruara 126,405

Raste Aktive 3,230

Humbje jete 2,436

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2509

Korçë 142

Shkodër 132

Fier 74

Lezhë 71

Vlorë 66

Gjirokastër 66

Elbasan 57

Berat 51

Durrës 30

Kukës 20

Dibër 12