Maqedonia e Veriut shënon 17 viktima dhe 498 raste të reja

exit.al 29 Dhjetor 2020, 22:50

Maqedonia e Veriut regjistroi të hënën 17 viktima me COVID-19 dhe 498 të infektuar.

Në total që prej fillimit të pandemisë kanë humbur jetën 2.473 pacientë.

Më shumë raste dhe viktima janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, dhe Prilep.

Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se mbi 19 mijë janë ende aktive nga mbi 82 mijë që janë regjistruar në total prej fillimit të pandemisë.

Shpërndaje te miqtë