Maqedonia e Veriut regjistron 7 viktima dhe 175 raste me Covid-19

exit.al 31 Janar 2021, 20:50

Maqedonia e Veriut regjistroi të dielën shtatë viktima nga Covid-19.

175 persona rezultuan pozitiv në 24 orët e fundit.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë u testuan 1 733 persona.

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venki Filipçe tha se procesi i vaksinimit do realizohet në tri faza.

Të parët do të jenë punonjësit shëndetësorë, më pas personat mbi moshën 65-vjeçare dhe në fazë të tretë janë personat e moshës së mesme.

Shpërndaje te miqtë