Italia regjistron 237 viktima dhe 11,252 raste të reja nga Covid-19

exit.al 31 Janar 2021, 19:20

Italia regjistroi të dielën 237 viktima nga COVID-19 duke e çuar totalin prej fillimit të pandemisë në 88,516, bilanci i dytë më i rëndë në Europë dhe i gjashti në botë.

Në 24 orët e fundit u kryen 213 364 teste dhe u konfirmuan 11,252 raste pozitive.

Italia ka raportuar gjithësej 2,553 milion raste, prej të cilëve 2 milionë janë shëruar ndërsa 22,300 janë të shtruar në spitale.

Shpërndaje te miqtë