Maqedonia e Veriut regjistron 11 viktima dhe 400 raste me Covid-19

exit.al 19 Janar 2021, 23:55

Maqedonia e Veriut regjistroi të martën 11 viktima si pasojë e koronavirusit.

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 400 raste të reja ditore me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se janë kryer  2,327 testime.

Numri  i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë është 89,392.

Maqedonia aktualisht ka 12.683 raste aktive.

Shpërndaje te miqtë