Aksident në kryqëzimin e Mamurrasit, humb jetën një person

exit.al 19 Janar 2021, 20:01

Një person ka humbur jetën të martën si pasojë e një aksidenti në kryqëzimin e Mamurrasit.

Policia njoftoi se viktima me iniciale P.P ishte duke drejtuar një motoçikletë dhe është përplasur me një makinë.

Drejtuesi i makinës, me iniciale A.A ëashtë shoqëruar në komisariat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje te miqtë