Manastirliu tregon shifrat e të infektuarve me Covid-19 në vend

exit.al 19 Nëntor 2020, 14:30

Në vend ka gjithsej 14, 975 raste aktive të infektuar me koronavirus. Ndërsa numri total i të infektuarve që prej fillimit të pandemisë është 29, 837 raste. Këto shifra u dhanë sot, 19 nëntor nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një konferencë për shtyp.

Ministrja tha se në spitale ka 420 pacientë dhe kapacitete e lira llogariten në 10- 20 % në 3 strukturat kovid.

Manastirliu kërkoi “mbështetjen dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve për respektimin e masave”, sepse nëse zbatohet ato do të ulin transmetueshëmrinë.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Bino njoftoi se në vend ka “4 laboratorë në rrjetin publik, ai i ISHP-së, i QSUT-së, i Institutit të Veterinarisë dhe laboratori i ri”.

Shpërndaje te miqtë