Meta: Vetëm 44% e krimeve seksuale ndaj fëmijëve dënohen

exit.al 19 Nëntor 2020, 12:00

Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje Kuvendit të miratojë projektligjin për  regjistrimin e të dënuarve  për krime seksuale ndaj fëmijëve, të përgatitur nga CRCA, qendra e mbrotjes së fëmijëve.

Në aktivitetin për Ditën Ndërkombëtare për Parandalimin e Abuzimit ndaj Fëmijëve, të enjten Meta gjatë fjalës kërkojë rritjen e ndëshkueshmërisë për autorët e krimeve seksuale tek fëmijët.

“Vetëm 44 % e autorëve të krimeve seksuale të fëmijëve janë dënuar me formë të prerë. Të gjitha strukturat dhe agjencitë e ndryshme, duhet të intensifikojnë përpjekjet që parandalojnë abuzimin e fëmijëve, duke rritur ndëshkueshmërinë”, tha Meta.

Shpërndaje te miqtë