Manastirliu: Kemi rritje të rasteve me koronavirus gjatë këtyre dy javëve

exit.al 16 Janar 2021, 14:17

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se gjatë dy javëve të fundit ka patur një rritje të rasteve me Covid-19. Gjatë një komunikimi me gazetarët, Manastirliu pohoi:

Kemi pasur rritje në javën e datave 2 deri 15 janar, një rritje me 260 raste në 14 ditët e fundit. Nga ana tjetër kemi rritje të numrave të rasteve në Bashki, duke u rritur numri i bashkive me raste të reja nga 44 në 52 bashki me një mesatare të përjavshme.

Sa i përket numrave të pacientëve në spitale përsëri rritje të rasteve.”

Manastirliu i bëri thirrje qytetarëve të jenë vigjilentë dhe të respektojnë masat kundër Covid-19. Komiteti Teknik njoftoi se masat nuk do të ndryshojnë. Për të lexuar mbi masat klikoni këtu Shpërndaje te miqtë