Kunati i kreut të PD kallëzon në SPAK Veliajn

exit.al 15 Janar 2021, 13:31

Erion Isufi, kunati i kreut të PD-së, Lulzim Basha ka kallëzuar në SPAK, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Isufi e akuzon Veliajn për shpifje, pasi ky i fundit deklaroi se Isufi kishte aplikuar për leje ndërtimi të një vile në Bashki. Ai gjithashtu e akuzon Veliajn se po shpif në lidhje me ekzistencën e 4 vilave. Veliaj në një takim me banorët e një njësie në Tiranë deklaroi:

"Kunati i Lulit kishte aplikuar në Bashkinë e Tiranës për vilën e pestë – një pafytyrësi! Ti jep njëherë një kuti me ndihma ushqimore apo një kontejneri për familjet e tërmetit. U thashë ta harrojnë lejen për vilën e pestë!"

Shpërndaje te miqtë