“Ktheu mbrapsht nga ky ligj i tillë, jo se tremb opozitën, por i bën keq të ardhmes së vendit. Ktheu mbrapsht për të mirën e vendit, sepse çdo hap më tej e rëndon në mënyrë aq të frikshme fundin tënd sa nuk do të bëjnë derman as paratë dhe milionat e plehrave.”
Vasili deklaroi se ndërkombëtarët, përfshi dhe eurokomisionerin Varhelyi ishin shumë të qartë:“Europa ishte shumë e qarte, Komisioneri për zgjerimin ishte shumë i qartë: Prisni Venecian. Pra merrni opinionin e Venecias, opinionin më të kualifikuar për të pasur siguri absolute që ligji zgjedhor është në përputhje me Kushtetutën dhe në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare që sigurojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.”
Sipas tij, Rama refuzon të presë sepse ka frikë nga humbja e pushtetit dhe po përdor truqe e marifete për të shmangur humbjen. Shpërndaje te miqtë
