Tjetër politikane në Kosovë infektohet me Covid-19

exit.al 5 Gusht 2020, 13:22

Deputetja e Kosovës Donika Kadaj ka njoftuar se është infektuar me koronavirus.

Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se bashkë me të kanë rezultuar pozitivë edhe dy fëmijët e saj.

Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë vetëizoluar në shtëpi.

Ditët e fundit në Kosovë janë infektuar me koronavirus dhe kryeministri Avdullah Hoti dhe zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.

Shpërndaje te miqtë