LSI padit në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për Gjirokastrën

exit.al 24 Maj 2021, 15:05

Lëvizja Socialiste për Integrim ka paditur në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit të Ankimimeve, KAS për qarkun e Gjirokastrës, sot, 24 maj.

KAS vendosi të mos përsërisë zgjedhjet në Gjirokastër duke hedhur poshtë kërkesat e LSI dhe PD.

LSI akuzoi qeverinë se përdori Komitetin Teknik të Covid-19, për ndalimin e ardhjes së mbështetësve të LSI-sê nga Greqia.

Vendosja e karantinës për shqiptatët me banim në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut, disa ditë para zgjedhjeve dhe heqjen e saj pas zgjedhjeve, shprehet LSI.