Meta dekoron 5 peshëngritësa me titull "Mjeshtër i Madh"

exit.al 24 Maj 2021, 13:30

Presidenti Ilir Meta dekoroi me titullin “Mjeshtër i Madh”, për pesë peshëngritësa. Ata janë Vehpa Xhindoli, Esat Ademi, Endri Haxhihyseni, dhe Gerti Trasta. Meta i quajti peshëngritësit “model frymëzimi për brezat e rinj të sportistëve”.

Sportistët u dekoruan për  "kontribute të rëndësishme për zhvillimin e këtij sporti,.. me rezultatet e shkëlqyera të arritura në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare, kanë ngritur lart flamurin kombëtar dhe prestigjin e Shqipërisë", njoftoi Meta në një postin në Facebook.