LSI akuza prokurorisë për moshetimin e qeverisë për krizën e Kakavijës

exit.al 19 Gusht 2020, 13:37

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili denoncoi faktin se prokuroria nuk po heton përgjegjësinë e qeverinë në krizën në pikën kufitare të Kakavijës, ku mijëra emigrantë shqiptarë mbetën të bllokuar për 4 ditë, ku humbi jetën dhe një 10-vjeçar. Në një konferencë për shtyp, Vasili deklaroi se qeveria shqiptare është njoftuar nga pala greke 2 javë përpara për rregullat e reja të kalimit të kufirit, por ajo nuk mori asnjë masë për të lajmëruar në kohë emigratët. Vasili akuzoi prokurorinë se nuk e heton këtë gjë për të sqaruar qytetarët për përgjegjësit e vërtetë të krizës:

“Sot pas 3 ditësh të bërjes publike të këtij fakti të Kreut të Shtetit, nuk ka asnjë lëvizje nga Prokuroria Speciale për shpërdorimin e tmerrshëm të detyrës të Kryeministrit Edi Rama, njëherazi dhe Ministër i Jashtëm, nuk ka asnjë hetim për këtë çështje dhe e gjithë ajo që ndodhi me shqiptarët ka rënë në vesh të shurdhër dhe nuk përbën asnjë interes.”

Vasili deklaroi se SPAK në vend që të hetojë mosveprimet e qeverisë, po heton burimin e informacionit të presidencës, pra se si e mësoi presidenca që qeveria shqiptare ishte njoftuar nga pala greke për ndryshimet në rregullat e kalimit të kufirit. nuk ka asnjë hetim për këtë shpërdorim që mund të prodhojë pasoja katastrofike dhe hetim ka se përse kjo e vërtetë u bë publike dhe shqiptarët u njohën se ç ‘qeveri të papërgjegjshme dhe të kriminalizuar që kanë. Shpërndaje te miqtë