Joe Biden zgjidhet zyrtarisht kandidati i demokratëve për president

exit.al 19 Gusht 2020, 12:45

Partia Demokratike amerikane ka nominuar zyrtarisht Joe Bidenin si kandidatin e saj për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Ai do të kandidojë kundër presidentit aktual Donald Trump, si kandidat për Partinë Republikane.

Emërimi i Bidenint u bë gjatë konventës së Partisë Demokratike, e cila këtë vit për shkak të pandemisë u bë online.

Dy ish-presidentët demokratë, Bill Klinton dhe Jimmy Carter, si dhe ish-Sekretari i Shtetit Colin Powell, një republikan, mbështetën kandidaturën e Bidenit.

"Faleminderit shumë nga zemra. Faleminderit të gjithëve, kjo do të thotë shumë për mua dhe familjen time dhe unë do t'ju shoh të gjithëve të enjten", tha Biden nga shtëpia e tij, pas emërimit. Ai do të mbëjë fjalimin e tij zyrtar në 20 gusht.

Biden ka emëruar Senatoren Kamala Harris për zëvendësen e tij, e para grua me ngjyrë që kandidon për zëvendës presidente në Amerikë.

Ata do ta zhvillojnë të gjithë fushatën presindeciale së bashku.

Ndërkohë Trump ka rikandiduar zëvendëspresidentin aktual Mike Pence.

Shpërndaje te miqtë