Lezhë, arrestohet infermieri për shpërdorim detyre

exit.al 22 Dhjetor 2015, 13:01

Policia arrestoi sot një infermier të spitalit të Lezhës me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Dje, infermieri Klodian Dushkaj u ul përkrah shoferit dhe la të pashoqëruar të sëmurin 78 vjeçar, gjatë transportimit me ambulancë nga Lezha për në Tiranë.

I sëmuri ndërroi jetë gjatë rrugës.