Dy drejtues lojrash fati akuzohen për evazion fiskal

exit.al 22 Dhjetor 2015, 11:54

Prokuroria e Tiranës dërgoi sot në gjykatë dy administratorë të një kompanie lojrash fati, akuzuar për evazion fiskal.

Skema e mashtrimit e dy shtetasve Gjovalin Ndoj dhe Paulin Preçi i shkaktoi shtetit një dëm prej një milion eurosh.

Ata fusnin në Shqipëri pajisje për lojrat e fatit dhe falsifikonin dokumentet shoqëruese për t'iu shmangur taksave në dogane