Lezha rikthehet në hartën e virusit, 2 persona të infektuar

exit.al 13 Qershor 2020, 10:17

Dy persona nga Lezha janë infektuar me Covid-19, duke e rikthyer qytetin sërish në hartën e virusit.

Ditët e fundit ata kanë marrë pjesë në nje event familjar në Pukë, ku dyshohet se janë infektuar.

Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon hetimin epidemiologjik.

Ndërkohë në Pukë, një ditë më parë, u gjetën 6 persona të infektuar.

Në orën 11:00 pritet përditësimi nga Ministria e Shëndetësisë për të mësuar më shumë mbi numrin e të infektuarve në 24 orët e fundit.

Shpërndaje te miqtë