“Kemi bërë progres. Nuk është e lehtë, por kemi vullnet pozitiv dhe marrëdhëniet bilaterale për mendimin tim janë të mira. Përcaktimi është një çështje. Nuk kemi arritur akoma në një marrëveshje.
Por, shikoni, Greqia dhe Italia, vende anëtare të BE prej shumë vitesh, arritën në një marrëveshje pak ditë më parë.
Marrëdhëniet mund të përmirësohen, por edhe tani janë në një nivel të mirë.”
Në vitin 2018, qeveria shqiptare nisi një sërë takimesh me qeverinë greke për të finalizuar një marrëveshje për kufijtë detarë. Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati takoi disa herë homologun e tij Nikos Kotzias, por takimet nuk sollën një marrëveshje përfundimtare. Shpërndaje te miqtë
