Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi nisen për në Hagë

exit.al 5 Nëntor 2020, 15:53

Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, ish-drejtues të UÇK-së, u nisën drejt Hagës, mesditën e së enjtes.

Ata do të dalin përpara Zyrës  së Prokurorit të Specializuar të Hagës, pasi aktakuza ndaj tyre është konfirmuar dy ditët e fundit.

Presidenti Hashim Thaçi dha të enjten dorëheqjen nga posti, menjeherë pas konfirmimit të aktakuzës për krime gjatë luftës.

Ai së bashku me Kadri Veselin, kryetar i PDK-së, akuzohen janë  përgjegjës për rreth 100 vrasje të civilëve gjatë luftës për pavarësinë e Kosovës.

Krimet mbi të cilat janë ngritur akuzat përfshijnë qindra viktima të njohura shqiptarësh, serbësh, romësh të Kosovës, përfshirë dhe kundërshtarë politikë të tyre.

Ndërsa Rexhep Selimi u arrestua të mërkurën nga EULEX-i, sërish pasi akuzohet për krime lufte gjatë luftës së Kosovës.

Të gjithë liderët e tjerë politikë të vendit kanë shprehur mbështetje për to.

Shpërndaje te miqtë