LDK i kërkon drejtësisë të hetojë dhe dënojë 'shantazhin' ndaj KQZ-së

exit.al 22 Janar 2021, 19:50

Lidhja Demokratike e Kosovës ka parashutuar tri kërkesa për institucionet e drejtësisë, sa i takon certifikimit të kandidatëve.

Ajo kërkon respektimin e vendimit të Kushtetueses për kandidatët.

Përmes kandidates për deputete, Ardita Dushi, LDK ka paraqitur kërkesat e saj ku përpos respektimit të vendimit të GJK kërkon nga partitë tjera politike në garë për zgjedhje ta zbatojnë vendimin e Kushtetueses.

LDK kërkon nga institucionet e drejtësisë të hetojnë dhe dënojnë ata që po sulmojnë kryesuesen e KQZ-së.

“Kërkojmë nga vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë që të dënojnë përpjekjejet e partive për shantazhin e institucioneve të pavarura”.

Një ndër kandidatët për deputetë që është përplasur më së shumti me kryetaren e KQZ është Glauk Konjufca nga Vetëvendosja. Sipas tij ajo po drejton planin për të ndaluar kandidimin e Kurtit në zgjedhje.

Shpërndaje te miqtë