Italia regjistron 472 viktima dhe mbi 13 mijë të infektuar

exit.al 22 Janar 2021, 18:55

Italia regjistroi të premten 472 viktima si pasojë e Covid-19 dhe 13 mijë e 633 të infektuar.

Autoritetet njoftuan se janë kryer  267.567 testime.

Numri i të infektuarve të rinj është më i ulët se një ditë më parë ku ishin 14.078 raste.

Ndërkohë një ditë më parë sa i takon viktimave ishin 521.

Që prej nisjes së pandemisë në Itali kanë humbur jetën 84 674 persona.

 

Shpërndaje te miqtë