Kuvendi, punë edhe gjatë pushimeve të dimrit

exit.al 16 Dhjetor 2020, 10:09

Kuvendi do të vazhdojë punën dhe pas festës së Krishlindjeve. Ky është vendimi që u mor të mërkurën nga Konferenca e Kryetarëve. Në një njoftim zyrtar, Kuvendi shkruan:

“Me propozimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, mbledhja vendosi që sesioni aktual i kësaj legjislature do të jetë i hapur edhe pas Festës së Krishtlindjeve, me qëllim që të shqyrtoje e miratojë akte ligjore, të cilat mund të jenë emergjente.”

Rregullorja e Kuvendit parashikon se sesioni i parë i Kuvendit nis të hënën e tretë të janarit, pas pushimeve të dimrit. Shpërndaje te miqtë