Lleshaj e arsyeton si të paarsyeshme kërkesën e protestuesve për dorëheqjen e Veliut

exit.al 16 Dhjetor 2020, 09:16

Ish ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i konsideroi kërkesat për dorëheqje ndaj Ardi Veliut të paarsyeshme. Gjatë intervistës në Real Story, ai u shpreh se posti i drejtorit të përgjithshëm nuk është politik.

“Kërkesat për dore hejën e drejtorit ë policisë janë të paarsyeshme. Ai është drejtues i administratës shtetërore. Ka përgjegjësi para ligjit, s’ka përgjegjësi politike. Është neutral. Ai jep llogari ligjore dhe shtetërore.”

Ai shtoi se nuk është zgjidhje dorëheqja e Veliut, por “trajtimi në rrugën ligjore i çështjes.”   Shpërndaje te miqtë