Arrestohen 2 persona për trafik të paligjshëm emigrantësh

exit.al 16 Dhjetor 2020, 09:49

Policia e Korçës arrestoi të mërkurën  2 persona për trafik të paligjshëm emigrantësh.

Policia njofton se personat e arrestuar janë G. D., 36 vjeç dhe A. J., 23 vjeç, banues në Pogradec.

Ata u arrestuan  aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Hudënisht, duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Mercedez Benz”.

 

Shpërndaje te miqtë