Kushtetuesja vendos sot për ligjshmërinë e prishjes së Teatrit

exit.al 17 Qershor 2021, 08:58

Gjykata Kushtetuese pritet të japë sot vendimin mbi çështjen e Teatrit Kombëtar pasi u tërhoq mbrëmjen e së mërkurës për të marrë vendimin.

Presidenca ka kërkuar shfuqizimin e vendimit për kalimin e truallit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe vendimin e Këshillit Bashkiak për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Të martën Gjykata Kushtetuese nisi gjykimin e çështjes, në një seancë që zgjati 10 orë ku u dëgjuan palët dhe u administruan provat.

Që vendimi për prishjen e Teatrit të shpallet antikushtetues duhet që të paktën 5 anëtarë të votojnë kundër tij.