PD përgatitet të zgjedhë Këshillin e ri Kombëtar

exit.al 16 Qershor 2021, 21:30

Kryetari i sapozgjedhur i PD-së Lulzim Basha ka vendosur të bëjë zgjedhje të parakohshme të Këshillit Kombëtar.

Sipas njoftimit të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, kryesia e PD-së do të mblidhet më 18 qershor për të analizuar zgjedhjet e 25 prillit dhe thirrur Kuvendin e partisë më 17 korrik.

Kuvendi Kombëtar miraton ndryshime të statutit dhe zgjedh Këshillin e ri Kombëtar.

Këshilli Kombëtar aktual u zgjodh më 17 dhjetor 2018 me një mandat 4-vjeçar, i cili përfundon në dhjetor 2022. Pas zgjedhjes së Këshillit të ri Kombëtar, Basha me gjasa do të zgjedhë edhe Kryesinë e re.

Më 13 qershor, PD konfirmoi Bashën për të tretën herë radhazi në postin e kryetarit.