“Qeveria respekton marrëveshjen për lëvizjen e lirë. Por, secila kërkesë për vizitë analizohet nga institucionet kompetente para se të miratohet apo të refuzohet.”
Reagimi i Hotit vjen një ditë pasi i dërguari i posaçëm i BE-së pr dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak i dërgoi Hotit një letër, ku shprehte shqetësimin për refuzimin që Kosova i bëri kërkesës së presidentit serb Vuçiç për vizitë. Në 21 nëntor, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla i refuzoi Vuçiçit, Vulinit, Gjuriçit e Petkoviqit kërkesën për të vizituar Kosovën. Në një deklaratë për shtyp, të shtunën, Ministrja e quajti kërkesën e Vuçiçit një ofendim për Kosovën pas zbulimit të varrezave masive në Serbi më 15 nëntor. Shpërndaje te miqtëHoti tregon përse iu refuzua vizita Vuçiçit
Kryeministri Avdullah Hoti deklaroi, të premten, se mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka asnjë marrëveshje për lejimin e vizitave të zyrtarëve të lartë Serbë.
Në një postim në Facebook, Hoti sqaroi se pavarësisht se ka marrëveshje për lëvizjen e lirë për lëvizjen mes dy shteteve, kur flitet për vizita të zyrtarëve të lartë, këto kërkesa vlerësohen nga institucionet kompetente:
Të sugjeruara
Ministri i Tregtisë së Kosovës, kërcënohet me jetë nga sekretari i ministrisë
27 Nëntor 2020, 15:03SPAK mbyll hetimet për 137 kilogramë kokainë, dërgon në gjyq tre të arrestuarit
27 Nëntor 2020, 14:53Humb jetën nga Covid-19 piktorja Lumturi Blloshmi
27 Nëntor 2020, 14:47
