"Sot kemi ardhur pranë zyrës së OASH-së Tiranë për të shpallur një vendim dhe një lajm të rëndësishëm, që ka të bëjë me mbylljen fizike të tyre.
Nga sot qytetarët, - ata që kanë bërë shkelje të rregullave të qarkullimit, - kanë të drejtën që të gjithë dokumentacionin që duan t’i paraqesin OASH-së, t’ia paraqesin online, përmes e-albania, dhe të kursejnë ardhjen, pritjen dhe humbjen e kohës pranë këtyre zyrave."
Lleshaj pohoi se qëllimi i këtij vendimi është ofrohet shërbim për qytetarët dhe eliminohet kontakti i drejtpërdrejtë i qytetarëve me komisionet përkatëse. Ai shtoi se ky lehtësim është dhe një lloj shtrëngimi për ata që shkelin ligjin. Shpërndaje te miqtë
