Eurokomisioneri Varlehyi takon kryenegociatorin e Shqipërisë Zef Mazin

exit.al 14 Korrik 2020, 11:52

Eurokomisioneri për Zgjerimin Oliver Varlehyi u takua të martën me kryenegociatorin për negociatat Shqipëri-BE, Zef Mazi.

Temat kryesore të bisedës ishin përgatitjet, hapat e radhës dhe reformat që vendi duhet të bëjë drejt hapjes së negociatave.

Eurokomisioneri e lajmëroi takimin përmes një postimi në Twitter.

Zef Mazi u caktua si drejtuesi i bisedimeve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, në maj 2020, nga kryeministri Rama.

Shpërndaje te miqtë