“Në Kushtetutë nuk kemi pse shkruajmë që ndalohen koalicionet. Kjo vetëkuptohet, kur themi që kandidatët i propozon vetëm partia dhe zgjedhësit. Në Kushtetutë ruajmë vetëm parimet, në Kodin Zgjedhor saktësojmë detajet. Nivelin se sa do të jetë për qindja e pragut kombëtar do të lëmë ta saktësojmë në Kodin Zgjedhor.”
Gjatë mbledhjes u vu re unanimiteti i deputetëve socialistë, shumë prej të cilëve deklaruan se hapja e listave të kandidatëve e bën të pamundur hyrjen në zgjedhje me koalicione parazgjedhore. Gjatë debatit, deputetët e opozitës kanë kërkuar që pragu kombëtar të jetë natyral në çdo qark dhe që kjo të reflektohet në Kodin Zgjedhor. Deputeti Myslim Murrizi u shpreh:“Mazhoranca të garantojë që prag kombëtar do të jetë pragu natyral i çdo qarku. Pra mandati nuk duhet të humbë për artifica.”
Një ditë më parë, opozita parlamentare u tërhoq nga kërkesa e saj për të rritur pragun zgjedhor nga 3 për qind që është aktualisht në 5 për qind. Dje ata kërkuan uljen e pragut në 2 për qind, ndërsa sot propozuan që pragu të jetë natyral dhe të vendoset nga raporti i votuesve dhe deputetëve në çdo qark. Ndryshimet e miratuara sot në komision do të kalojnë për votim në kuvend, ku do të duhen 94 vota për tu miratuar. Shpërndaje te miqtë
