Kufijtë me Greqinë të mbyllura dhe pas 1 korrikut

exit.al 1 Korrik 2020, 13:50

Shqiptarët nuk do të mund të udhëtojnë drejt Greqisë. Lajmin e bëri të ditur zëvendës ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Hardalias, i cili urdhëroi të mos hapeshin kufijtë me Shqipërinë për shkak të numrit të shtuar të rasteve me Covid-19. Ndërkohë dhe ambasada greke në Shqipëri bëri të ditur se qytetarët shqiptarë nuk do të lejohen të kalojnë kufirin më Greqinë. E vetmja mënyrë për të shkuar në shtetin grek ështrë përmes fluturimeve.

"Parashikohet mundësia e realizimit të fluturimeve drejt aeroportit Eleftherios Venizellos të Athinës. Nuk lejohet hyrja e personave nga Shqipëria për në Greqi permes linjave detare, rrugore apo hekurudhore. "

Nga ky rregull do të përjashtohen :
  • Qytetarët grekë, posedues të Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit,
  • Ata që kanë leje qëndrimi
  • Persona që banojnë apo qëndrojnë zakonisht në Greqi,
  • Kalimi i kamionëve për transport mallrash,
  • Transporti i mallrave me anije,
  • Personat, për lëvizje absolutisht të nevojshme të karakterit profesional, të cilat i faktojnë me dokumentat përkatëse.
Shpërndaje te miqtë